Me një eksperiencë prej 19 vitesh në tregun e konfeksioneve, Matilda Konfeksion është e specializuar në prodhimin e uniformave profesionale të punës. Kompania jonë ofron veshje profesionale për: Hoteleri, Bare, Restorante, Shëndetësinë, Estetikën si dhe për Industrinë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh të përshtatura sipas kërkesave të klientëve. Këtu mund të përmendim qëndisjet dhe stampimet me dizenjo kompjuterike, mbulesat e personalizuara, suprina dhe carcafë.
Materialet që përdorim janë të cilësisë së parë, vetëm në këtë mënyrë ne jemi në gjendje të sigurojmë jetëgjatësinë e uniformave dhe veshjeve tona të punës. Të gjitha veshjet kanë një pëlhurë të qëndrueshme, qepje të fortë si dhe xhepa në vendet e duhura. Kjo bën që uniforma të mos jetë vetëm e forte por edhe shumë praktike.
Ofrojme korrektësi dhe cilësi në shërbimet tona. Stafi ynë kontrollon çdo aspekt të prodhimit, që nga zgjedhja e materialeve të duhura e deri tek mbyllja e porosive. Ne e dimë që çdo porosi që dorëzojmë e bën reputacionin tonë të ulet ose të ngrihet. Prandaj puna dhe proceset tona shkojnë shumë më larg sesa norma. Ne investojmë kohë dhe përkushtim që të sigurohemi që në procesin e prodhimit dhe të qepjes të mos ketë rrugë të shkurtëra. Në këtë mënyrë kontrolli i cilësisë bëhet plotësisht.